Serie A rinis natën, vetëm 12 ndeshje në 17.15

31 Maj 2020
16:35
Telesport
back button

Do të jenë 10 nga 124 ndeshjet e Serie A që do të luhen në orën 17.15, të gjitha në fundjavë (e fundit e qershorit dhe katër të korrikut).  Në pritje që të zyrtarizohet kalendari për rikthimin e kampionatit, sipas asaj që shkruan agjensia Ansa, më shumë se gjysma e ndeshjeve do të programohet në orën 21.30 dhe thuajse 50 prej tyre do të luhen në 19.15.

Asnjë skuadër, sipas asaj që shkruhet, nuk do të luajë më shumë se dy ndeshje në javë. Juventus – Lazio, ndeshja e madhe për titullin, në javën e 34-rt, do të luhet, me shumë mundësi të hënën e 20 korrikut.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi, teksa Marco Tardelli ka shkruajtur në “twitter”: “12 ndeshje nga 124 në orën 17.15. Me të vërtetë do të diskutojmë për këtë? Të dashur pjesëmarrës në garë, të mos bëhemi për të qeshur”, ka thënë Tardelli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit