Sërish dyshime, revanshi Joshua-Usyk drejt shtyrjes së radhës

20 Maj 2022
9:16
Gentian Spiri

Sfida e peshës së rëndë në boks mes kampionit të botës, ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Anthony Joshua është ende në dilemë. Revanshi i planifikuar për në korrik ka shumë gjasa të shtyhet për në gusht, pasi palët kanë ende disa mosmarrëveshje për të zgjidhur. Për pasojë, kontrata nuk është firmosur ende.

Kjo përballje duhej të ishte zhvilluar në prill, por Usyk u rikthye në vendlindje për të mbrojtur vendin e tij nga sulmi i ushtrisë ruse. Pas një muaji ai u largua nga Kievi dhe u ra parimisht dakord që revanshi të zhvillohej më 23 korrik (Londër ose Lindje e Mesme). Gjithsesi, deri më tani nuk ka ende asnjë kontratë të firmosur.

Mësohet se ai që ka shtyrë sfidën është Usyk, që ka nevojë të rikuperojë në peshë, pasi gjatë kohës që ka qenë në ushtri ka humbur shumë kilogramë. “Herët a vonë kjo sfidë do të zhvillohet. Kjo është e sigurt”, u shporeh Eddie Hearn, që nuk ka dhënë detaje në lidhje me datën e saktë se kur do të zhvillohet ajo.

Ne po përpiqemi të përshpejtojmë etapat dhe ta konfirmojmë sa më shpejt këtë duel. Ne synonim ta bënim zyrtare datën këtë javë, por mund të na duhet pak më shumë kohë dhe mund ta shtyjmë duelin për pak më vonë. Ne kemi një datë, 23 korrik, por ende nuk kemi asgjë zyrtare. Ndoshta mund ta shtyjmë 2-3 javë”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit