Sërish probleme me Nainggolan, Interi del me deklaratë zyrtare

27 Nëntor 2020
22:16
Eraldo Harlicaj
back button

Inter ka komunikuar se Radja Nainggolan nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen kundër Sassuolos. Mesfushori ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe nuk është i gatshëm.

Belgu nuk po luan dhe nuk ka bindur trajnerin Antonio Conte. Pamjet e disa ditëve ku shfaqej në stërvitje duke shmangur ushtrimet bënë xhiron e rrjetit.

Nainggolan mund të largohet që në merkaton e janarit. Ai mund të rikthehet sërish në huazim te Cagliari ose në formë përfundimtare. Jeta e tij jashtë fushës së blertë ka qenë gjithmonë një problem për ekipet që e kanë pasur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit