Sërish probleme për Tiger Woods, tërhiqet nga turneu Major i PGA Championship

22 Maj 2022
8:44
Telesport
back button

Pat premtuar se mund të triumfojë në turneun Major të PGA Championship, por në fund Tiger Woods është detyruar të tërhiqet. Fituesi i 15 turneve Major ka ngritur sot “flamurin e bardhë” si pasojë e një problemi fizik në këmbën e djathtë.

Duket se Woods, legjenda e golfit, nuk është ende gati për një turne të tillë të madh, teksa aksidenti me makinë i 15 muajve më parë ende e përndjek. Ai u rikthye në fushë një muaj më parë, në turneun Masters të Augusta, duke e përfunduar atë.

Gjithsesi, këtë herë duket se situata është më e ndërlikuar dhe lojtari nuk është në formën më të mirë. Në turneun që zhvillohet në Southern Hills, Woods luajti vetëm 7 raunde. Deri në momentin e tërheqjes, ai ishte 12 gjuajtje pas kryesuesit e garës, Will Zalatoris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit