“Setién duhet ta aktivizojë atë, e shoh si armën shtesë të Barcelonës”

13 Gusht 2020
15:04
Alfred Lleshi
back button

Sa i përket ndeshjes Bayern Munich-Barcelona, Rivaldo evidentoi lajmin e mirë për përfshirjen e Dembélé në listën e skuadrës katalanase, megjithëse ka ende shumë dyshime për gjendjen e tij fizike: “Nëse është rikuperuar, Ousmane mund të jetë arma shtesë e Barcelonës për këtë ndeshje. E them këtë për shkak të shpejtësisë dhe talentit të tij. Natyrisht, nëse është gati, Setién duhet ta përdorë atë në këtë ndeshje”.

Sa i përket çështjes së Arthur, ambasadori i “Betfair” thotë se problemet me të janë publicitet i keq për Barcelonën: “E tëra ajo që po bëjnë mediat janë përhapja e reputacionit të keq për klubin. Dhe kjo i prek të gjithë: klubin, lojtarin dhe madje ekuilibrin edhe harmoninë e skuadrës. Shumë detaje mbeten për t’u zbuluar dhe vetëm ata e dinë se çfarë po ndodh. Por, sigurisht, ajo që ne dimë është se kjo i dëmton të dyja palët”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit