Setien e nis me vuajtje, Barcelona i falet Leo Messit! (VIDEO)

19 Janar 2020
23:01
back button

Quique Setien e nis me vuajtje pafund epokën e tij te Barcelona! Triumf 1-0 ndaj Granadës brenda në “Camp Nou”, me një gol të Leo Messit, por nëse goditja e Etekit nuk do të ndalej nga shtylla, gjërat mund të kishin shkuar më keq për katalanasit.

Sfida nisi me dominimin e Barçës, por me minutat që kalonin presioni shtohej. Në minutën e 67-të, Granada për pak sa nuk heshti mitikun “Camp Nou”, me Etekin që goditi shtyllën. Dy minuta më vonë Sanchez mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 lojtarë ekipin e tij.

Në të 76-tën erdhi edhe momenti i alienove, të cilët shpikën një aksion model për të thyer Granadën. Vidal pason me finte për Messin dhe ky i fundit nuk gabon, duke lënë të palëvizur portierin mik. Triumf 1-0 për Barçën që vijon të kryesojë së bashku me Realin me pikë të barabarta (43) pas 20 javësh.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit