Setien e nis si duhet: Messi special, nuk shqetësohem si u largua Valverde

18 Janar 2020
13:53
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Grandas. Ai u shfaq në një konferencë për herë të parë përpara një ndeshjeje. Tekniku beson te skuadra e tij dhe pret që lojtarët të japin maksimumin e tyre. 

Granada – “Ata duan të bëjnë mirë dhe të zhvillojnë një ndeshje të mirë. Ne po përgatitemi që ta gjejmë kundërshtarin në formë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë dhe do t’i bëjnë gjërat e vështira për ne.

Ndryshimet – “Java shkoi më mirë se e prisja. Jam i habitur nga sjellja e lojtarëve për ndryshimet e fundi. Jam shumë i kënaqur, pasi futbollistët më kanë kuptuar”.

Messi – “Kam folur me Messin, ashtu si me të gjithë lojtarët. Nuk mund ta fshehim se ai është futbollist special. Kam folur me të njësoj si me Piquen, Ter Stegen dhe Neton. Do të jetë diçka e zakonshme, më pëlqen të di se çfarë mendojnë dhe çfarë propozojnë. Sot kisha një situatë me Arturon, që ja shpejgova dhe më pas e vuri në zbatim. Do të kemi komunikim”. 

Valverde – “Kur zgjidhet ky profesion e dimë se jemi të rrezikuar dhe duhet të përgatitemi për gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është e drejtë ose jo, nuk na shqetëson aspak largimi. Fokusohemi në punë dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit