Setien “injoron” sërish De Jong, 6 titullarë rrezikojnë pezullimin në derbi…

7 Korrik 2020
12:40
Alfred Lleshi

Quique Setién nuk e ka grumbulluar Frenkie de Jong për derbin e afërm, pavarësisht se lojtari u kthye në stërvitje me grupin të martën. Në çdo rast, prania e hollandezit duket e garantuar për ndeshjen e së shtunës kundër Valladolid. Kujtojmë që De Jong u lëndua në “soleusin” e këmbës së djathtë pak më shumë se dy javë më parë, kështu që tashmë ka humbur gjithsej katër ndeshje. Përveç ndeshjes kundër Athletic Bilbao, ai nuk ishte edhe kundër Celta, Atlético Madrid, Villarreal dhe nesër ndaj Espanyol.

Në mesin e lojtarëve të thirrur, Setién ka “handikapin” e gjashtë lojtarëve të paralajmëruar për pezullim (nëse ndëshkohen edhe me një të verdhë): Leo Messi, Luis Suárez, Arturo Vidal, Ivan Rakitic, Gerard Piqué dhe Martin Braithwaite. Përveç De Jong, trajneri Setién nuk mund të llogarisë edhe Samuel Umtiti e Junior Firpo. I pari i ka thënë lamtumirë sezonit, teksa ka filluar terapinë konservative të qelizave burimore për të zbutur sikletin në gjurin e tij të majtë, proces që do të zgjasë për katër javët e ardhshme, ndërsa i dyti ka shqetësime në ijë.

Mungon edhe Ousmane Dembélé, por nuk përbën lajm, sepse francezi ndodhet jashtë veprimi prej disa kohësh dhe nuk do të kthehet më për këtë sezon. Në total, Setién ka 15 lojtarë të disponueshëm të ekipit të parë. Lista e plotë e të grumbulluarve për ndeshjen e kësaj të mërkure, kundër Espanyol, është: Ter Stegen, Neto, Semedo, Sergi Roberto, Piqué, Alba, Lenglet, Junior, Sergio Busquets, Vidal, Rakitic, Arthur, Braithwaite, Griezmann , Suárez, Messi, Fati, Riqui Puig, Araujo, Collado, Peña, Morer dhe Cuenca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit