Setien publikon listën, risi e madhe te Barça!

21 Shkurt 2020
13:42
back button

Barcelona do të luajë ndaj Eibar këtë fundjavë në La Liga dhe në kuadër të këtij takimi, trajneri Quique Setien ka publikuar edhe listën e të grumbulluarve, ku ka një risi të madhe.

Ende nuk dihej nëse blerja e re Martin Braithëaite do të përfshihej, pasi vetëm ditën e djeshme ka firmosur, por pikëpyetjet janë shuar. Danezi është pjesë e lojtarëve të grumbulluar dhe do të jetë i gatshëm për të debutuar që këtë fundjavë. Ndryshe nga ndeshja e fundit ndaj Getafe, këtë herë nuk ka vend për sulmuesin e Kombëtares Manaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit