Setien rrëfehet: Ja çfarë i them gjithmonë lojtarëve!

24 Shkurt 2020
19:06
back button

Quique Setien ka folur përpara mediave në kuadër të përballjes së Barcelonës së tij me Napolin mbrëmjen e nesërme. Trajneri ka zbuluar edhe një mesazh që ia thotë gjithmonë ekipit përpara ndeshjeve.

“Gjithmonë i them lojtarëve që duhet të presim më të mirën nga kundërshtari ynë. Mendoj se çdo ekip kërkon të japë më të mirën dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë as nesër, pasi do të kemi përballë një ekip që do të japë gjithçka dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar. Pres Napolin më të mirë nesër. Ata kanë bërë mirë edhe në fazën e grupeve dhe jam i sigurt që do të jenë një kundërshtar i vështirë.”

Setien, përveç fjalëve të mira për Napolin, foli edhe për momentin e mirë që po kalon ekipi i tij, ku u shpreh: “Jemi në një moment të mirë. Kemi pasur ndeshje të mira në javët e fundit dhe ia kemi dalë mirë. Klima është pozitive dhe kam shumë besim që do të vazhdojmë në këtë nivel dhe në këtë rrugë që kemi qenë kohët e fundit.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit