Setién: Se çfarë bën Real Madridi nuk është “biznesi” ynë

9 Korrik 2020
8:54
Alfred Lleshi
back button

Quique Setién dha një intervistë “flash” në “Movistar”, pas fitores 1-0 të derbit kundër Espanyol.

Çfarë vlerësimi keni për ndeshjen?
Ne nuk patëm një ndeshje të shkëlqyer sonte. Espanyol na e bëri mjaft të vështirë, nuk thyhej në mbrojtje. Ne nuk gjetëm hapësira dhe as kemi pasur precizion në finalizim. Kundërshtari ka dalë mirë në kundërsulm dhe na ka rrezikuar.

Shumë vuajtje për një gol…
E përsëris, ka qenë shumë e vështirë. Espanyol ishte shumë intensiv. Hasëm vështirësi të shkonim më thellë. Pastaj, kurrë në derbi nuk është e lehtë.

A e keni gjetur zgjidhjen për Griezmann?
Ne kemi kërkuar zgjidhje në raport me kundërshtarin. Nuk prisnim që Espanyol të lunate kështu. Gjatë lojës u përpoqëm të gjejmë zgjidhje. Do të shohim se cilat formula funksionojnë për Griezmann dhe skuadrën.

Çfarë menduat për kartonët e kuq?
Unë shoh që Ansu arrin topin. Ai është përfshirë në mosmarrëveshje për topin. Tjetra ishte ndërhyrje serioze dhe e meritoi një karton të kuq.

Ku mendoni se Madridi mund të lërë pikë?
Ky nuk është “biznesi” ynë. Ne duhet të shqetësohemi për veten. Se çfarë bën Real Madridi, të presim e të shohim.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit