Setién shfryn dufin ndaj Barçës: Nuk më ka ofruar asgjë, ndaj e kam paditur

1 Dhjetor 2020
10:59
Alfred Lleshi
back button

Quique Setién, i cili ka paditur Barcelonën për shkelje të kontratës, foli përmes mikrofonave të “El Partidazo”. Ish-trajneri i katalanasve tregoi se ishte ankuar prej më shumë se një muaji, por klubi ende nuk e ka thirrur atë për t’i njoftuar shkarkimin… “Barça nuk më ka dëmshpërblyer, as më kanë ofruar ndonjë gjë. Të paktën të më kishte thirrur për të më thënë se jam i shkarkuar”, – tha Setién, tre muaj pasi ai dhe stafi i tij stërvitor u shkarkuan pas humbjes së tmerrshme 8-2 në Lisbonë. Padia e ngritur nga trajneri cantabrian, e depozituar në gjykatë më shumë se një muaj më parë, është për shkelje të kontratës, ndaj kërkon kompensim.

Setién nuk është i kënaqur me shifrat e ofruara nga Barcelona, ​​të cilat i konsideron të papërputhshme me ato të rëna dakord. Nga ana tjetër, Eder Sarabia, Fran Soto dhe Jon Pascua, ndihmësit e Setién te Barcelona, ​​kanë arritur një marrëveshje me klubin, duke qenë në listën e pagave deri më 6 nëntor. “Është e qartë se klubi po kalon një moment shqetësues, diçka që, kur perceptohet qartë, ndikon drejtpërdrejt në performancën sportive”, – përfundoi Setién.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit