Setien, “shpëtimi” mund të vijë nga lamtumira e Benitez

24 Janar 2021
12:09
Denis Hakanaj
back button

Quique Setien është në kërkim të një eksperience të re pas aventurës problematike me Barcelona-n.

Dailan Pro mund të vendosë t’ia besojë ish-trajnerit të katalanasve ekipin pas vendimit të Rafa Benitez për t’u larguar.

Sipas Marca, është pikërisht Setien i përzgjedhuri për të drejtuar ekipin e Super League-ës kineze.

Pavarësisht çështjes akoma të hapur mes Setien dhe Barcelona-s në lidhje me pagesën e mbetur nga kontrata, klubi aziatik nuk do të humbasë kohë dhe do t’ia besojë menjëherë atij skuadrën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit