Sevilja skuadra më e plakur në historinë e Champions League, Sergio Ramos realizon golin jubilar

30 Nëntor 2023
9:13
Telesport
back button

Ndeshja Sevilja-PSV (2-3) në Champions League luajtur një ditë më parë, ka vendosur dy rekorde të reja. E para i përket golit të realizuar nga mbrojtësi veteran Sergio Ramos, që luan me spanjollët.

Ky ishte goli nr.10,000 në historinë e Champions League. Golin e parë në historinë e Champions League e ka realizuar nigeriani Daniel Amokachi, 31 vite më parë, kur luante me skuadrën e Bruzhit.

Ndërkohë, skuadra e Seviljes ka vendosur dje rekordin e ekipit më të vjetër që luan një ndeshje të Champions League. Mosha mesatare e skuadrës që zbriti dje në fushë ishte 32 vite e 18 ditë.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Marsejës, që në vitin 2012 luante me një ekip që kishte moshë mesatare 31 vite e 331 ditë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit