Sevilla merr vendimin për Andre Silva-n, Milan ka një problem më shumë

14 Maj 2019
21:36
back button

Sevilla raportohet se ka marrë vendimin për Andre Silva çka i ka shtuar problemet e Milan në verë. 

Portugezi nuk ka impresionuar në kampionatin spanjoll pasi ka shënuar vetëm nëntë gola për klubin në 27 paraqitja. 

Gazzetta dello Sport thotë se Sevilla ka vendosur se nuk do të shfrytëzojë opsionin për të blerë lojtarin. 

Ai pritet të rikthehet te italianët kur t’i përfundojë huazimi dhe me shumë mundësi do të jetë në shitje. 

Megjithatë, do të jetë e vështirë që të gjejë një klub që do të pranonte shifrën që Milan kërkon për të. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit