Sevilla, rekordi i veçantë i trajnerit Mendilibar në Europa League…

1 Qershor 2023
15:15
Denis Hakanaj
back button

Fitorja e Europa League nga Sevilla i jep një gëzim të madh të gjithë ambientit spanjoll dhe madje një rekord të veçantë për trajnerin Mendilibar.

Siç theksoi Squawka në Twitter, në fakt, me suksesin e arritur, trajneri u bë trajneri më i vjetër që ngriti trofeun në moshën 62 vjeç e 78 ditë.

Një triumf i paharrueshëm që vetë trajneri e komentoi për Movistarin kështu: “Nuk e di nëse ende besoj, por kështu është. Ne morëm trofeun, na dhanë medaljen dhe duket sikur fituam, apo jo? Unë mendoj se kur të shkojmë me pushime, do të filloj të mendoj për atë që bëmë”.

Për ndeshjen: “E nisëm keq, duke luajtur pa kërkuar hapësirë. Në pjesën e dytë ndryshuam, ishim më agresivë, dërguam më shumë krosime, ishim më shumë të pranishëm në zonën e kundërshtarit dhe kështu barazuam.

“Koha shtesë nuk luhej fare, topi ishte i palëvizshëm gjatë gjithë kohës, një dëmtim, një zëvendësim… Por ne fituam me penallti dhe siguruam trofeun”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit