Sezon i mallkuar për Marash Kumbullën te Roma! Vjen lajmi tjetër i hidhur

30 Prill 2023
17:50
Telesport
back button

Lajm i keq për Marash Kumbullën dhe Kombetaren  e Shqiperise. I dëmtuar në gju që në fillim të sfidës që Roma e barazoi 1-1 në “Olimpico” ndaj Milanit, Kumbulla qëndroi vetëm 15 minuta në fushë, por u detyrua të largohej shumë shpejt pas përplasjes aksidentale që pati me Giroud.

Në fillim, dukej se ishte vetëm një mavijosje në kofshë pak sipër gjurit, por “Sky Sport Italia” raporton se qendërmbrojtësi është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë.

Kjo do të thotë se sezoni praktikisht ka përfunduar për mbrojtësin e Shqipërisë. Ekzaminimet në ditët në vijim do të përcaktojnë procedurën që do të ndiqet deri në riaftësimin e plotë, që mund të kërkojë shumë muaj. Lajm i keq edhe për Shqipërinë, pasi trajneri Silvynho nuk do të ketë në dispozicion një pikë të fortë në mbrojtje.

Ka qene nje sezon i pafat per shqiptarin qe mes stolit dhe paraqitjeve me pikatore, numeron edhe nje karton te kuq dhe dy jave skualifikim per faull reagimi te keq dhe antisportiv ne fushe ndaj Berardit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit