Sezon zhgënjyes për Ronaldo edhe në Arabi, del i dyti dhe humbet botërorin e klubeve

28 Maj 2023
9:02
Telesport
back button

Skuadra e Al Nassr, ku luan futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, ka barazuar 1-1 ndaj Al-Ettifaq, duke mos arritur dot të shpallet kampion në Arabinë Saudite. Titulli shkoi për ekipin e Al-Ittihad, që mposhti 3-0 rivalët e Al Feiha dhe u shpall kampion me 5 pikë avantazh ndaj skuadrës së CR7.

Skuadra kampione siguroi edhe të drejtën e kualifikimit në botërorin e klubeve, event që do të zhvillohet pikërisht në Arabi në dhjetor të këtij viti. Një zhgënjim ky për portugezin, që nuk arrin të fitojë asgjë këtë sezon me skuadrën arabe, ku erdhi me shumë bujë disa muaj më parë.

Cristiano Ronaldo e nisi sezonin si lojtar i Manchester United, por polemikat para botërorit që nisën pas një interviste që dha sulmuesi bënë që palët të divorconin. Pas shumë bisedimesh erdhi oferta e majme nga Arabia e CR7 nisi aventurën e tij të re në Lindjen e Mesme, por që u mbyll pa titull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit