Sezoni i mbyllur për Djokovic, operacion në horizont pas dëmtimit në shpatull

10 Shtator 2019
20:23
Telesport
back button

Sezoni i tenistit serb Novak Djokovic mund të jetë mbyllur para kohe. Numri 1 në botë u tërhoq javën e kaluar nga grand slam i US Open për shkak të një problemi në shpatullën e majtë. Dëmtim që mund të jetë më i rëndë nga parashikimi.

Serbi ka shkuar që ditën e hënë në Zvicër për disa seanca rehabilitimi, por që mund ta detyrojnë t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në këtë rast, Djokovic nuk do të ketë asnjë shans të luajë më këtë sezon, duke rrezikuar edhe kreun e renditjes botërore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit