Sezoni i rregullt mbyllet me surpriza, përcaktohen çerekfinalet e play off-it

30 Mars 2019
18:20
Telesport
back button

Janë luajtur sot takimet e javës së 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në volejboll për femra, duke përcaktuar renditjen përfundimtare si dhe ekipet që kualifikohen në gjysmëfinalet dhe çerekfinalet e play off-it. Kështu, Mirdita dhe Barleti Volley, të renditur respektivisht në vendin e parë e të dytë, kualifikohen direkt në fazën gjysmëfinale.

Në çerekfinale shkojnë skuadrar e Tiranës, Partizanit, Vllaznisë dhe Teutës, ndërsa për Skënderbeun e Lushnjës ky sezon përfundon këtu. Madje ekipi myzeqar zbret në Grupin A2 sezonin tjetër, duke bërë rokadë me Apoloninë, që ngjitet në A1. Çiftet çerekfinale të play out-it janë: Tirana-Teuta dhe Partizani-Vllaznia.

Nga ndeshja Mirdita-Lushnja, 3-0

Në takimet e luajtura sot surprizat nuk munguan, siç ishte fitorja 3-1 e Teutës në “Asllan Rusi” ndaj Partizanit kampion. Kryeqytetaset fituan setin e parë, por vetëm kaq. Më tej në fushë dominon ekipi durrsak, që fiton 3 setet e tjera dhe përmbys rezultatin, duke korrur suksesin e katërt sezonal.

Fitore të lehta me rezultatin 3-0 arrijnë Mirdita e Vllaznia. Skuadra nga Rrësheni mundi Lushnjën e vendit të fundit, duke e mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë. Një ndeshje që ishte një formalitet, pasi mirditoret e dominuan takimin. Pa probleme fiton edhe Vllaznia, që në Shkodër mposhti Skënderbeun (korçaret do të luajnë në play out).

Nga ndeshja Vllaznia-Skenderbeu, 3-0

Në “Asllan Rusi”, skuadra e Barleti Volley mposhti pa shumë vështirësi 3-0 Tiranën, një derbi që parashikohej më i fortë. Gjithsesi, në fushë dominoi skuadra barletase, që e dominoi lojën në të trija setet, ndërsa loja e bardhebluve ishte me hope, duke mos rivalizuar dot.

Volejboll – Femra, Grupi A1, java e 14-të (30 mars)

Vllaznia – Skënderbeu, 3-0 (25-13, 25-6, 25-12)

Mirdita – Lushnja, 3-0 (25-15, 25-21, 25-15)

Partizani – Teuta, 1-3 (25-20, 16-25, 19-25, 13-25)

Barleti Volley – Tirana, 3-0 (25-20, 25-15, 25-22)

Renditja: Mirdita 34 pikë (12/2), Barleti Volley 34 pikë (11/3), Tirana 28 pikë (9/4), Partizani 27 pikë (9/5), Vllaznia 19 pikë (6/8), Teuta 14 pikë (4/10), Skënderbeu 10 pikë (4/10), Lushnja 2 pikë (0/14).

Çerekfinale play off – Femra

3-6, Tirana-Teuta

4-5, Partizani-Vllaznia

Play out – Femra

Skënderbeu – Elbasani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit