Sezonit i shtohet një tjetër “El Clasico”; Real Madridi dhe Barcelona i qërojnë hesapet para finales

30 Janar 2023
14:15
Alfred Lleshi
back button

Tashmë janë përcaktuar gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, me tri skuadrat që kanë grumbulluar më shumë tituj në këtë kompeticion, ende në garë për të triumfuar kësaj here. Osasuna do të përballet me Athletic (gjysmëfinalja e katërt radhazi), ndërsa Real Madridi dhe Barcelona formojnë duelin tjetër bombastik, me dy “El Clasico” në lojë, me një të tretë në La Liga që do të luhet në më pak se një muaj. Ndeshjet e para do të luhen në “El Sadar” dhe “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë se po në gjysmëfinale, Real Madridi dhe Barcelona ishin rivalë në vitin 2019, kur fituan katalanasit. Titulli i fundit i Kupës që Real Madridi e fitoi ishte në vitin 2014, me Ancelottin në stol, në një ndeshje të luajtur në “Mestalla”.

Botërori për Klube ka ndryshuar kalendarin, duke luajtur ndeshjet e para më 1 ose 2 mars, ndërsa kthimi do të luhet më 4, 5 ose 6 prill. Finalja është caktuar më 6 maj në stadiumin “La Cartuja”, vendi i tri finaleve të fundit sipas marrëveshjes së nënshkruar vite më parë nga Federata dhe Junta de Andalucía.

Luis Rubiales kryesoi shortin për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, ku kishte praninë aktive të Luis de la Fuente, trajneri i ri i kombëtares spanjolle, i cili veproi si një “dorë e pafajshme”. Në gjysmëfinaliste u përfaqësuan Andoni Goikietxea, Emilio Butragueño dhe Braulio Vázquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit