Sfida e ëndrrave, Djokovic dhe Nadal në finalen e turneut Masters të Romës

15 Maj 2021
21:23
Telesport
back button

Serbi Novak Djokovic dhe spanjolli Rafael Nadal janë dy finalistët e turnet Masters të Romës, turneu i fundit i madh në prag të grand slam të Roland Garros. Në kryeqytetin italian u luajtën sot dy takimet gjysmëfinale të eventit që zhvillohet në fushat me dhè.

Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, mundi 2-1 (6-3, 6-7, 6-2) italianin Lorenzo Sonego, që ishte surpriza e këtij eventi. Ndërsa më herët, në gjysmëfinalen e parë, Rafael Nadal (numri 3 në botë) mposhti 2-0 (6-4, 6-4) amerikanin Reilly Opelka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit