Sfida e titullit kampion në peshat e rënda në një anije ose kështjellë

15 Korrik 2020
10:00
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, duket se e ka kaluar problemin që pati me dëmtimin në këmbë një muaj më parë. Ai është gati të rikthehet në ring, por ende nuk ka një datë të saktë për zhvillimin e sfidës që ai do të zhvillojë ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Kjo përballje është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit dhe njëkohësisht menaxheri i Joshua, ka një ide interesante. Ai synon ta zhvillojë këtë sfidë në një anije të madhe, ose në një kështjellë. Fillimisht ai donte që sfidën ta zhvillonte në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, me 16 mijë shikues, por duke parë situatën ai mund të zgjedhë diçka më të thjeshtë, por tërheqëse.

Kemi shumë ide. Mendojmë për një sfidë me rreth 1000 vetë përqark ringut. Po bisedojmë për kështjella, hotele të veçantë, madje edhe për një sfidë në një anije. Edhe Kroacia na ka bërë një ofertë, duke na vënë në dispozicion “coliseum”, që është mjaft i bukur. Janë të gjitha në tryezën e bisedimeve dhe do të marrim një vendim”, tha Eddie Hearn. Sfida mund të zhvillohet në nëntor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit