Sfida me Leicesterin, Emery flet me Xhakën dhe merr vendimin për të!

8 Nëntor 2019
20:42

Granit Xhaka vijon të jetë në terr tek Arsenali. Që nga sfida me Crystal Palace, ku ndodhi edhe polemika me tifozët, mesfushori ka qëndruar jashtë fushave, teksa i është hequr edhe shiriti i kapitenit.

“Topcinjtë” do të luajnë këtë fundjavë përballë Leicester një sfidë mjaft delikate, por Granit Xhaka do të jetë përsëri jashtë ekipit për të katërtën ndeshje radhazi. Gjithsesi, këtë herë trajneri Emery shpjegoi se nuk ishte vetëm një vendim i tij, pasi diçka të tillë e kishte diskutuar me Xhakën.

“Fola me të që ditën e martë për sa i përket gjendjes së tij fizike dhe psikologjike. Xhaka po stërvitet dhe po punon mirë, por më tha që nuk ndihet akoma gati për të luajtur dhe ne do të presim”, përfundoi Emery.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit