Sfida shtyhet me një muaj, Canelo Alvarez në ring më 6 tetor ndaj Yildirim

21 Shtator 2020
11:19
Telesport
back button

Dueli mes boksierit meksikan Canelo Alvarez dhe atij turk Avni Yildirim është shtyrë për datën 6 tetor. Lajmin e konfirmoi WBC-ja, që tha se dy boksierët do të duelojnë për titullin kampion bote të peshës super të mesme të këtij Divizioni.

Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar fundjavën e kaluar, por Alvarez është në mes të një gjyqi me menaxherin e tij dhe DAZN për pagesat e prapembetura. Për sa i përket titullit kampion ai është vakant, pasi David Benavidez, që e mbante atë gjerdan, nuk arriti të kapte peshën në sfidën ndaj Roamer Alexis Angulo.

Ende nuk është vendosur se ku do të zhvillohet kjo sfidë, por ky nuk është një moment i mirë për meksikanin Alvarez, që ka shumë probleme për të zgjidhur. Kjo për shkak të kontraditës që ka me DAZN, që kërkon duelin ndaj Gennady Golovkin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit