Sfidë coronavirus, presidenti zbret në pistë për të luajtur hokej

29 Mars 2020
18:13
Telesport
back button

Jeta në Bjellorusi vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë edhe pse e gjithë bota është duke luftuar me coronavirus. Ditën e shtunë, teksa luheshin rregullisht ndeshjet e kampionatit të hokejit, presidenti Alexander Lukashenko ka zbritur në pistën e akullt, duke dhuruar spektakël.

Ndërkohë që publiku ishte i shumtë në numër. “Këtu nuk ka viruse. Ky stadium është si frigorifer. Sporti dhe në veçanti ai në akull, jam vaksina më e mirë ndaj këtij virusi”, tha Lukasheno, politikani 65-vjeçar bjellorus.

Ai shpesh kritikohet si “diktatori i fundit i Europës”, ndërkohë që është një nga presidentët e paktë në botë që nuk ka marrë masa drastike në këtë moment të vështirë të krijuar nga coronavirus. “Kjo psikozë ka bllokuar gjithë botën dhe ekonominë e saj”, tha Lukashenko.

Në Bjellorusi deri më tani janë evidentuar 94 raste me coronavirus, por nuk ka asnjë viktimë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit