Sfiduan rrebeshin dhe mbështetën ekipin, Teuta falënderon publikisht tifozët

8 Dhjetor 2018
21:37
back button

Ndeshja mes Teutës dhe Partizanit ishte nga më të bukurat, të luajtura në Superligë për këtë sezon. Spektakël i garantuar për 90 minuta lojë, dhe nëse do të kishte pasur një arbitrim më të mirë, ndoshta emocionet do të kishin qenë më të mëdha.

Gjithsesi, edhe pse një rrebesh shiu shoqëroi ndeshjen thuajse gjithë kohëzgjatjen e saj, tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit nuk u dorëzuan. Për këtë arsye, klubi i Teutës i ka falënderuar publikisht për mbështetjen, që i dhanë skuadrës në një takim të rëndësishëm si ai me Partizanin.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit