Basketboll

Sh.B.Tirana mund Elbasanin, i bashkohet grupit të ndjekëseve

Java e 8-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra, Grupi A, është mbyllur sot pasdite me fitoren e ekipit të Sh.B.Tirana, që mundi 89-60 Elbasanin në fushën e këtij të fundit. Një ndeshje që ishte një formalitet për bardheblutë e trajneres Alibegaj, që e dominuan takimin dhe e merituan fitoren, duke marrë dy pikët e radhës.

Ky është suksesi i pestë sezonal për kryeqytetaset, që ngjiten në kuotën e 13 pikëve, po aq sa kanë edhe Flamurtari e Vllaznia, duke formuar kështu një trio që ndjek ekipin e Sh.K.B.Tirana, i pathyeshëm deri më tani në kampionat. Ndërkohë që, Elbasani, me këtë humbje rrezikon shumë zbritjen në grupin B, pasi mbyll renditjen pa asnjë fitore.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A, java e 8-të (27 nëntor)

Studenti – Flamurtari, 59-85

E premte, 30 nëntor

Vllaznia – Sh.K.B.Tirana, 57-74

E shtunë, 1 dhjetor

Elbasani – Sh.B.Tirana, 60-89

Renditja: Sh.K.B.Tirana 16 pikë (8/0), Vllaznia 13 pikë (5/3), Flamurtari 13 pikë (5/3), Sh.B.Tirana 13 pikë (5/3), Studenti 9 pikë (1/7), Elbasani 8 pikë (0/8).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Basketboll