Shakira dhe kënga kundër Pique, këngëtarja fiton shumën e frikshme në 4 ditë

17 Janar 2023
16:27
Denis Hakanaj
back button

Falë ‘Music Sessions #53’, Shakira arriti të fitonte para nga tradhtia dhe fundi i lidhjes së saj të gjatë me Gerard Piqué. Në fund të fundit, siç thotë një varg i këngës, i cili tashmë është bërë himn i grave:

“Gratë nuk qajnë më, gratë faturojnë”. Videoja e këngës u bë virale në rrjetet sociale dhe ndër më të dëgjuarat në aplikacionet muzikore si Youtube, Spotify dhe Amazon Music.

Sipas asaj që u raportua në programin televiziv spanjoll ‘El Programa de Ana Rosa’, duke marrë parasysh riprodhimet që kënga ka pasur në platforma dhe format e pagesës për secilën prej tyre, “në këto katër ditë Shakira ka futur në xhep më shumë se 2.500.000 dollarë”.

Suksesit të këtij hiti të fundit duhet t’i shtohen edhe dy pjesët e tjera të shkruara pas lamtumirës së Piqué: ‘Te Felicito’ dhe ‘Monotonia’, të cilat u ngjitën menjëherë në top listat muzikore.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk ka qëndruar indiferent dhe ka shfrytëzuar rastin për të përfituar edhe nga situata. Ai u shfaq në një Twingo dhe tregoi një orë Casio: dy nga markat e përmendura nga Shakira në këngën e saj me BZRP.

Ai gjithashtu përfitoi nga kjo polemikë e madhe për të nënshkruar sponsorë të rinj komercialë për projektin e tij të fundit në botën e futbollit, Kings League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit