Shakira dhe Pique në grindje të ashpër, lufta në gjykatë sapo ka filluar!

1 Korrik 2022
12:50
Alfred Lleshi
back button

Pas ndarjes, Shakira dhe Gerard Pique u përpoqën të gjenin një marrëveshje për të ardhmen e fëmijëve të tyre, por më kot. Kështu, ata vendosën të mbështeten tek avokatët ekspertë për ta përballuar më mirë situatën në gjykatë.

Siç raportohet nga “La Vanguardia”, këngëtarja u mbështet te Pilar Mañé, ndërsa Pique zgjodhi Tamborero Abogados, i cili menaxhoi me sukses divorcin e tenistit Arantxa Sánchez Vicario. Në qendër të mosmarrëveshjes është kujdestaria e dy djemve, Milan dhe Sasha, të cilët sot janë përkatësisht 9 dhe 6 vjeç.

Ylli i pop-it synon të marrë fëmijët me vete në Miami, dëshiron të kthehet të jetojë në SHBA për të vijuar karrierën e saj amerikane. Ajo ka vuajtur shumë nga qëndrimi i gjatë në Spanjë. Për dashurinë e Piqué, në fakt, Shakira u transferua në Barcelonë.

Mes njërës shtatzëni dhe tjetrës iu desh të përballej edhe me një problem me kordat vokale. Artistja i kishte ofruar ish-partnerit mundësinë që t’i shihte fëmijët sa herë të dëshironte, por mbrojtësi spanjoll ka dalë krejtësisht kundër.

Pique nuk dëshiron që Milan dhe Sasha të largohen nga Spanja, ku kanë lindur dhe janë rritur, aq më tepër se kanë gjithashtu një marrëdhënie të shkëlqyer me gjyshërit e tyre nga babai. Në Miami, Shakira zotëron një vilë 10 milionë euroshe të blerë disa vite përpara se të takohej me Piqué.

Pak kohë më parë ajo vendosi ta shesë pronën, por më pas ndryshoi mendje përsëri. Ndër fqinjët e saj janë yjet e kalibrit të Jennifer Lopez, Matt Damon, Ricky Martin. Deri më sot, arsyet që i shtynë Shakira dhe Piqué të heqin dorë pas 12 vitesh nga lidhja e tyre janë të mbuluara me mister.

U fol për tradhti nga futbollisti, për kredi të kërkuara nga këngëtarja dhe asnjëherë të dhëna, për keqkuptime e sherre të shumta. Të prekurit drejtpërdrejt, pas deklaratës së 4 qershorit që njoftoi ndarjen, preferuan të mos japin detaje të mëtejshme për këtë çështje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit