Shakira, intervista e parë pas ndarjes me Piqué. Ja goditja fatale që i jep “flakës së re” të futbollistit

1 Mars 2023
9:00
Alfred Lleshi
back button

Shakira më në fund ka vendosur të flasë. Pasi sulmoi ish-bashkëshortin e saj Gerard Piqué dhe partneren e tij të re Clara Chia Marti me “rap” dhe muzikë, fillimisht me “BZRP Music Sessions #53” dhe më pas me këngën e re, të kënduar së bashku me Karol G, artistja kolumbiane ka vendosur të thyejë heshtjen.

Kjo është intervista e parë e saj, pas divorcit të vështirë me Piqué. Për të thënë të vërtetën e saj me fjalë, Shakira zgjodhi programin televiziv meksikan “Las estrellas”. Ylli i pop-it shpjegoi se momenti që po përjeton është ende shumë i vështirë:

“Unë qëndrova në heshtje dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha. Po, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e kaluar dhimbjen e ndarjes. Jam në sy të publikut, dhe sepse ndarja jonë nuk ishte normale. Ndarja ka qenë e vështirë, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi.

E kam dëgjuar edhe atë histori që gruas i duhet një burrë, kam ëndërruar edhe një familje me baba dhe nënë në të njëjtën shtëpi. Kam qenë e dashuruar me dashurinë dhe kam arritur ta kuptoj nga një këndvështrim tjetër. Sot e ndiej se i mjaftoj vetes. Kur një grua përballet me jetën, ajo del më e fortë.

Tani ndihem e kompletuar. Ndihem më e fortë se një luaneshë. Ky është rezultati i përjetimit të një dueli, i pranimit të tij, i tolerimit të zhgënjimit. Nga ato që prishin ëndrrat…, nisur nga të qenit shembull për fëmijët e mi, po kuptoj dita-ditës se çfarë mund të na duhet të mbijetojmë.

Tekstet e mia të këngëve janë më elokuente se unë. Jam përpjekur të jem e sinqertë dhe ta përdor muzikën time si një katarsis, një terapi. Ato janë më efektive sesa një vizitë te një psikolog. Kënga me Bizarrap është përjetimi i një tradhtie, një dhimbje zemre, një zbrazëtie. Duhet të ndjesh atë që duhet të ndjesh, por edhe ta mendosh.

Ky është rezultati i kalimit të një procesi pikëllimi. Dikush duhet të kishte bërë një foto se si e nisa dhe si e përfundova këtë proces delikat. Ishte një këngë për procesin tim të shërimit. Muzika është e kundërta e depresionit, shprehje të cilën e kam marrë nga një libër që kam lexuar së fundi. Më në fund tashmë jam autonome.

Varem nga vetja, kam dy fëmijë dhe duhet të jem luaneshë për ta. Duhet ta tolerosh zhgënjimin, ka gjëra që nuk shkojnë si do të doje. Kam zbuluar miq të mëdhenj. Miqësia nuk ndodh në nivel individual, por tek qindra njerëz.

Jam ndjerë e mbështetur nga fansat e mi, gjë që nuk e prisja kurrë se do të ishte çelësi për të më larguar pa trauma të mëdha nga terreni ku kisha qenë për një kohë të gjatë… Tani le të vijë jeta e të më tregojë çfarë tjetër është aty”.

Në fund, një mesazh i fortë për Clara Chía, partneren e re të Pique: “Në ferr ka vend për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit