Shameti: Na duhet fati, mund të kalojmë Debrecenin

28 Qershor 2019
16:56
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi ka një sfidë mjaft të vështirë ndaj Debrecenit për Europa League. Kapiteni Ylli Shameti ka folur për RTSH Sport në lidhje me mundësitë e kalimit të turit dhe të ardhmen e tij. Ai erdhi nga një dëmtim, por beson se do të jetë gati për ndeshjen e parë të Europës.

Dëmtimi – “Shpresoj qe më këtë stërvitje që po bëj, të jem gati për ndeshjen e parë. Ende nuk e kam kapur formën 100%. Këtë vit kemi pasur më pak lëvizje dhe është gjë e mirë, pasi duhet më pak kohë që të koalidohet ekipi". 

E ardhmja – "Për momentin jam i fokusuar të kap gjendjen maksimale dhe të ndihmoj ekipin të kalojmë turin e parë të paktën. Dëshira është e dyanshme për të arritur një marrëveshje, që as nuk e diskutoj".

Debreceni – "Duhet të jemi të gatshëm që të mbajmë presionin, të jemi në maksimumin ton, të qetë në kokë dhe të fortë në këmbë. Uroj të kemi edhe fatin me vete, që ta kalojmë këtë tur. Ky objektiv nuk është as shumë i lehtë, por as shumë i vështirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit