Shaqiri nuk fshihet më, deklarata e tij prek dhe trajnerin Klopp

19 Shtator 2019
14:44
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po kalon një periudhë mjaft të keqe, pasi nuk po merr minuta me skuadrën e “The Reads”. Ai nuk ka më vlerësimin e sezonit të kaluar nga trajneri Jurgen Klopp që i dha besim dhe e aktivizonte shpesh. 

“Nuk është e lehtë për mua, jam pak i mërzitur. Duhet të jem në gjendje që të përballem me situata të tilla, duhet t’i pranoj, kam qenë gjithmonë me skuadrën. Nuk mund të pyesësh trajnerin që të fusë në çdo ndeshje. 

“Kemi një trajner fantastik, një klub të madh dhe atmosfera është shumë familjare. Shpresoj që të sjellim Premier Leaguen në Liverpool pas 30 vitesh”, – tha Shaqiri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit