Shaqiri: Patjetër që jam i mërzitur, por s’mund t’ia kërkoj këtë gjë trajnerit

17 Shtator 2019
18:57
back button

Xherdan Shaqiri pranon se po vuan kohët e fundit për shkak të minutave të pakta te Liverpool këtë sezon.

Shaqiri ka bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues, por insiston se ekipi është më i rëndësishëm se një lojtar.

“Nuk është e lehtë për mua, patjetër që jam pak i mërzitur,” shprehet Shaqiri për Teleclub.

“Është diçka që duhet pranuar nga të gjithë, gjithsesi mbetem pjesë e skuadrës. Nuk mund t’i kërkosh trajnerit të luash në çdo ndeshje.

Vazhdoj të ndihem mirë këtu. Kemi një trajner të madh, një klub të madh. Shpresoj të kthejmë titullin e Premier League në Liverpul pas 30 viteve.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit