“Shaqiri s’është kampion, askush s’do e mbaj mend”, – sulm i hapur nga legjenda e Zvicrës

2 Korrik 2020
20:39
Eraldo Harlicaj
back button

Xherdan Shaqiri fitoi titullin kampion me Liverpoolin, pavarësisht se ka luajtur vetëm 6 herë këtë sezon. Sulmuesi shqiptar është shoqëruar nga dëmtimet dhe nuk ka patur shumë rol në fitimin e trofeut, ndryshe nga sezoni i kaluar ku bëri shumë mirë.

Ish-lojtari i kombëtares së Zvicrës, Arno Rossini, e ka sulmuar hapur 28-vjeçarin. “Ne nuk mund të themi se ai la shenjë në skuadrën fituese. Të paktën jo me skuadrat e mëdha. Ai ishte protagonist te Baseli, por sigurisht që jo te Bayerni apo Liverpooli.

“Në vitet e fundit, ai i ka parë shpesh ndeshjet e ekipit të tij si spektator duke u ulur në vendet më të mira dhe milionat janë paguar për të. Fakti që gjithçka kalon në llogarinë e tij më bën të mendoj se nuk jep gjithmonë më të mirën.

“Xherdani mendon që të rrisë fitimet e tij dhe të shohë bankën të fryhet. Nuk e di, në 10 vite a mund të mbajmë mend se ka luajtur në ekipet e mëdha si Interi apo Liverpool. Mendoj se ‘Redsat’ do të detyrohen që ta mbajnë për 3 vite. Ai mund të huazohet dhe të ul pak pagën, por e dyshoj diçka të tillë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit