Shaquille O’Neal dhe shakatë tronditëse në dhomat e zhveshjes

31 Mars 2022
16:21
Denis Hakanaj
back button

Shaquille O’Neal është një basketbollistët më të dashur në historinë e NBA. Gjiganti i mirë ka treguar gjithmonë se ka një zemër të artë me gjeste të jashtëzakonshme për t’i shkuar në ndihmë atyre që janë në vështirësi, por nuk e ka fshehur kurrë anën e tij komike dhe dëshirën për të bërë shaka që e kanë bërë akoma më të dashur për tifozët.

Pikërisht ky aspekt i fundit i karakterit të Shaq ka bërë të zbulohen disa histori me të vërtetë tronditëse. Në dy raste, basketbollisti legjendar ka shkuar në ekstrem për të turpëruar dy lojtarë debutues.

Tyronn Lue, ish-shok skuadre i  O’Neal te Lakers dhe trajneri aktual i Clippers, ka zbuluar në podcast-in e tij një nga ato momente që i ka jetuar personalisht.

“Një ditë, debutuesi Devean George duhej të sillte diçka për të ngrënë, por nuk e ka bërë. Kështu, teksa po përgatiteshim për ndeshjen dhe Devan kishte dalë nga dhomat e zhveshjes, Shaq ka shkuar në banjë me këpucën e tij dhe i ka bërë m… sipër. Kur Devean është kthyer dhe ka veshur këpucën…”.

Ky ka qenë zbulimi tronditës i Lue, të cili i është shtuar edhe ai i Gary Payton:

“Shaq është një hokatar, kështu që nëse një nga lojtarët debutues ulej në vendin e tij në dhomat e zhveshjes, edhe vetëm për një moment, ai planifikonte hakmarrjes në mënyrë që të mos ndodhte më, merrte një kovë ku urinonte për disa ditë dhe më pas, pa paralajmërim, ua hidhte atyre”.

Për debutuesit ka qenë një privilegj me rrezik të lartë nadrja e dhomave të zhveshjes me Shaquille: nga njëra anë kanë patur mundësinë të luajnë me një prej basketbollistëve më dominuar në historinë e NBA, një legjendë e vërtetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit