Dita e surprizave, Sharapova e Kerber i thonë “lamtumirë” Australian Open

20 Janar 2019
9:16
Telesport
back button

Surpriza në ndeshjet e ditës së shtatë të grand slam të Australian Open, pasi dy nga tenistet pretendente për fitimin e këtij turneu janë eliminuar në raundin e katërt. Maria Sharapova është mundur 2-1 nga tenistja australiane Ashleigh Barty (4-6, 6-1, 6-4), një rezultat i papritur ky për ish-numrin 1 në botë. Rusja e nisi mirë ndeshjen, por krejt papritur niveli i lojës së saj ra, duke mos avancuar dot për më tej, ndërkohë që Barty avancon në çerekfinale, duke u bërë idhullin i ri i tifozerisë vendase.

Eliminohet edhe ternistja gjermane Angeique Kerber, numri 3 në botë, që u mund 2-0 (6-0, 6-2) nga tenistja amerikane Danielle Collins. Kjo ka qenë ndeshja më e dobët e tenistes gjermane në vitet e fundit, një lojë për t’u harruar, me shumë gabime dhe asnjëherë agresive.

E vetmja nga tenistet “big” që nuk ka zhgënjyer sot është çekja Petra Kvitova, që shkon në çerekfinale pas fitores 2-0 (6-2, 6-1) ndaj rivales amerikane Amanda Anisimova. Një ndeshje e mirë e çekes, që e dominoi ndeshjen në të dyja setet, duke qenë një nga kandidatet kryesore për të shkuar në finalen e turneut që po zhvillohet në Melburn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit