Sharapova: Ja këshilla që më ka udhëhequr në suksesin tim

5 Dhjetor 2018
10:22
Telesport
back button

Në një intervistë të dhënë sot, tenistja ruse Maria Sharapova ka rrëfyer se cila ka qenë këshilla më e mirë që ka marrë në jetën e saj. “Këshilla më e mirë? Ajo që të rrethohem nga njerëz inteligjentë, duke bërë pyetje dhe duke mos i lënë asgjë rastësisë dhe të mendosh se gjërat janë të përfunduara”, tha Sharapova, ish-numri 1 në botë.

Kjo këshillë ka qenë e rëndësishme sidomos në biznesin tim. Kemi një ekip të talentuar, që më ka ndihmuar shumë të kuptoj rolin tim si drejtuese”, u shpreh më tej Sharapova, që ka krijuar markën e saj “Sugarpova”.

Më tej, tenistja ruse i ka dhënë edhe një këshillë më të rinjve. “Gjithçka është e mundur që të arrihet nëse i përkushtohesh me pasion, dëshirë dhe dashuri. Rruga nuk është e njëjtë për të gjithë, ndaj mos ndiq kurrë rrugën që ka bërë tjetri para teje. Krijo rrugën tëndë dhe beso tek ajo”, tha Sharapova.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit