Shaw dhe dyshja e mrekullive: Pres me padurim t’i shikoj në fushë

4 Qershor 2020
20:25
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw, pret me padurim t’i shikojë bashkë në fushën e lojës Bruno Fernandes dhe Paul Pogba.

Portugezi u kosndierua si një zëvendësues i francezit, por Djajtë e Kuq do të kenë mundësi t’i shikojnë bashkë në fushë kur të rifillojë Premier League.

“Bruno ka qenë shumë i rëndësishëm, me rastet e krijuara, golat që ka shënuar dhe, shpresoj, mund të bëjë akoma më shumë”, ka thënë Shaw.

“Ai dhe Pogba punuan bashkë në stërvitje javën e kaluar dhe të gjithë ne pamë një pjesë të vogël të asaj që ata mund të jenë në gjendje të bëjnë bashkë”.

“Pres me padurim t’i shikoj të luajnë bashkë. Mendoj se janë dy nga mesfushorët më të mirë të Premier League tani, kështu që do të jetë shumë bukur t’i shohim të luajnë bashkë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit