Shaw zbulon idhullin e tij dhe zhgënjen tifozët e Manchester United

2 Qershor 2020
17:24
Denis Hakanaj
back button

Luke Shaw është një nga lojtarët më të mirë të Manchester United.

I transferuar te Djajtë e Kuq në 2014-ën ka shpjeguar për kanalet zyrtare të klubit se ndihet shumë i përfshirë në projektin teknik:

“Madhështia e klubit dhe fitoret e mëdha të marra në të kaluarën na frymëzojnë të gjithë ne. Ne duam të kthehemi në ato nivele dhe të frymëzojmë të rinjtë. Skuadra që kemi është e pabesueshme. Të gjithë shkojmë mirë dhe  të gjithë duam të fitojmë trofe”.

Gjithsesi, Shaw ka zhgënjyer tifozët kur ka folur për idhujt e tij. I preferuari i tij, në fakt, ka qenë Ashley Cole, ish-lojtari i Arsenal-it dhe Chelsea-t që i ka shkaktuar shumë pakënaqësi Djajve të Kuq:

“Për mua ka qenë  një nga mbrojtësit e krahut më të mirë të të gjitha kohërave: Ashley Cole. Siç kam thënë, e kam parë shumë herë dhe do të kisha dashur të bëhesha një lojtar si ai”.

“Kam patur fatin të luaj me të tek Anglia dhe ka qenë fantastike për mkua të luaj me idhullin tim”, ka thënë Shaw.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit