Sh.B.Tirana triumfon në Shkodër, Studenti fiton vetëm me Elbasanin

14 Dhjetor 2018
19:45
Telesport
back button

Ka nisur sot java e 10-të dhe e fundit e sezonit të rregullt në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit për femra, Grupi A. Nuk ka surpriza në takimet e luajtura sot, ku në Shkodër ka triumfuar Sh.B.Tirana, që mundi pa shumë probleme 82-60 Vllazninë vendase. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, basketbollistet vendase luajtën si të përgjumura, duke mos dhënë atë që pritej në parket. Kjo edhe për meritë të Tiranës, superiore në fushë që në periodën e parë dhe më pas administroi epërsinë, duke e merituar fitoren.

Jashtë fushe fiton edhe Studenti, që mundi 66-60 Elbasanin në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Kjo është fitorja e dytë e ekipit kryeqytetas në kampionat, të dyja ndaj skuadrës së Elbasanit, që duket se e ka rivalin e vetëm të lehtë për ta mundur. Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar edhe pse niveli la shumë për të dëshiruar. Fitorja lë Studentin në një pozicion më komod në renditje, i pesti, ndërsa Elbasani me këtë humbje qëndron i fundit dhe rrezikon rënien në Grupin B. Nesër luhet në kryeqytet supersfida Sh.K.B Tirana-Flamurtari.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra Grupi A, java e 10-të (14 dhjetor)

Elbasani – Studenti, 60-66

Vllaznia – Sh.B.Tirana, 60-82

E shtunë, 15 dhjetor

Sh.K.B.Tirana – Flamurtari, ora 16:00

Renditja: Sh.K.B.Tirana 18 pikë (9/0), Sh.B.Tirana 17 pikë (7/3), Flamurtari 15 pikë (6/3), Vllaznia 15 pikë (5/5), Studenti 12 pikë (2/8), Elbasani 10 pikë (0/10).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit