Sheffield “shtang” Chelsea-n dhe futet në garë për Champions-in

11 Korrik 2020
20:23
Denis Hakanaj

Sheffield ka marrë një fitore befasuese 3-0 mbrëmjen e sotme kundër Chelsea-t në javën e 35-të të Premier League.

Një rezultat ky që e fut skuadrën e Wilder në garë për një vend në Champions League, duke parë se Sheffield tani është në vendin e gjashtë, vetëm pesë pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Leicester, por Dhelprat kanë një ndeshje më pak.

Siç e tregon edhe rezultati, ndeshja e luajtur në Bramall Lane nuk ka pasur histori. McGoldrick (18′, 77′) dhe McBurnie (33′) kanë shënuar për vendasit.

David McGoldrick (32 vjeç e 225 ditë) është lojtari më i vjetër që shënon një dygolësh kundër Chelsea-t në Premier League që nga Paolo di Canio, që e ka bërë një gjë të tillë në shtatorin e vitit 2002 (34 vjeç e 81 ditë) kur luante me West Ham-in.

Kjo humbje mund t’i kushtojë shumë Chelsea-t, duke parë se skuadra e Lampard mund të dalë jashtë zonës Champions të renditjes në rast se Leicester dhe Manchester United do të fitojnë ndeshjet e tyre respektive kundër Bournemouth dhe Southampton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit