Shehi: Bëjmë gabime amatore, kemi shanse të barabarta për finalen!

24 Prill 2019
18:29
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli pas humbjes 2-1 ndaj Kukësi. Ai ndihet i zhgënjyer pas humbjes dhe mënyrës se si ekipi i pësoi golat. Ai mendon se ekipi mund të arrijë finalen, pasi mjafton një fitore minimale në Korçë për të kaluar më tej. 

Humbja – "Nuk jam i kënaqur për mënyrën se si i pësojmë golat. Këto janë ndeshje specifike, por të paktën në pjesën e dytë u shfaqëm më mirë dhe në ndeshjen e dytë është e hapur". 

Problemet në mbrojtje – "Këta janë probleme evidente. Ky është risku im dhe i klubit. Duhet që lojtarët të rriten dhe nuk duhen bërë gabime. Ai është i ri, por kështu është futbolli. Duhet t'i japim besim dhe të mos e godasim". 

Shanset e finales – "Goli në fushë kundërshtare të jep shpresë të ndihmon, shanset janë të barabarta si për ne, si për kundërshtarin". 

Gabimet – "Të vjen keq, sigurisht që të vjen keq. Për një gabim mund të digjet i gjithë sezoni dhe ndeshja. Lojtarët e rinj janë risku im dhe i klubit që duhet të promovohen. Po punojmë shumë. Mbrojtësit duhet të jenë gjithmonë vigjilentë së bashku me portierin". 

Rezultati – "Nuk është hera e parë që na ndodhin gabime. Një rezultat që na jep shpresë. Duhet ta harrojmë dhe ta vazhdojmë punën". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit