Shehi buzëqesh: Pikë, gola dhe konfirmimi i një talenti!

18 Maj 2019
18:48
back button

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, më në fund buzëqesh, sepse kundër Kukësit erdhi fitorja e pastër dhe tashmë vendi i katërt është i arritshëm.

Në "Gol pas goli" në Supersport Shehi më në fund ka gjetur buzëqeshjen, pasi korçarët konvertuan lojën e mirë në gola.

"Më vjen shumë mirë për këtë fitore, ishte një moment ku nuk kishim çfarë të humbnim më. Na duhej fitorja dhe ajo erdhi, me lojën e mirë që kemi shfaqur prej kohësh, por sot na dolën edhe golat.

Shqetësim i madh është gjendja e disa lojtarëve, sepse kemi shumë dëmtime dhe shpresojmë që të rikuperojmë disa lojtarë për ndeshjen finale me Luftëtarin, që vlen jashtëzakonisht shumë.

"Të rinjtë? Pëllumbi ka cilësi dhe premton shumë, është e ardhmja e klubit. Më vjen mirë që lojtarë të akademisë dalin në pah, do t'i qëndroj si çekan në kokë që të punojë sa më shumë. Edhe Lulaj bëri shumë mirë, është lojtar me cilësi dhe më vjen mirë që është pjesë e Skënderbeut.

"Ndryshimi në nivel loje? Nuk duhet të harrojmë se kohët e fundit kemi pasur shumë dëmtime. Në kupë presioni ishte i madh, na duhej fitorja pa pësuar gol, por eksperienca është shumë e rëndësishme dhe skuadra u godit psikologjikisht. Megjithatë, prej kohësh po dominojmë në lojë, ndërsa sot më në fund konkretizuam dhe kjo na dha qetësi".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit