Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka komentuar në "Gol pas goli" në Supersport eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.
"Mungesat e shumta? Ekuilibrat na u prishën që mbrëmë nga sëmundja e Kristi Vangjelit, më pas u dëmtua edhe Muzaka. Pas pësimit të golit të dytë u bë gjithçka shumë e vështirë, veçanërisht për shkak të mungesës së eksperiencës që kanë lojtarët e rinj", ka thënë trajneri i korçarëve.
"Lojtarëve u kam thënë se futbollin është për burra dhe të mos mendonin për kualifikimin. Shënuam shpejt dhe shpresoja te një reagim, por më pas morëm goditjen tjetër".
"Rastet e Bregut dhe Pervan? Gjënë më të thjeshtë e bëjnë të vështirë dhe nga kjo ndëshkohemi. Unë jam serioz, por jam pak i butë kur vjen puna për të kritikuar lojtarët. Atyre duhet t'u vijë keq fillimisht për djersën e tyre".
"Zona e Europës? Na presin ndeshje të vështira në kampionat dhe detyra ime është të ngre moralin e ekipit. Mendoj se po të marrim maksimumin në ato sfidë, çdo gjë është e mundur".