Shehi: Grupin e kemi të plotë, ta rifillojmë me fitore ndaj Luftëtarit

2 Qershor 2020
14:02
Alfred Lleshi
back button

Kukësi do të rikthehet në veprim, pas mbi dy muajsh pushimi për shkak të pandemisë së Covid-19. Ashtu si skuadrat e tjera të Superiores, nesër do të rifillojnë kampionatin edhe verilindorët, që ndjekin Tiranën kryesuese, në vendin e dytë, me 9 pikë më pak. Në prag të ndeshjes me Luftëtarin, që do të luhet në “Elbasan Arena”, pa praninë e tifozëve, trajneri Orges Shehi do të shprehej mes të tjerash:

“Rikthimi i futbollit? Vijmë pas një periudhe shumë të gjatë prej asaj që ndodhi. Jemi të kënaqur që po rikthehemi në fushë, po rikthehemi aty ku është pasioni ynë. Gjithë kësaj periudhe, me aq mundësi sa kishim, jemi munduar të kthejmë skuadrën në gjendjen optimale për të rifilluar kampionatin. Çfarë më tremb më shumë, pas rikthimit? Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të pushimit dhe dendësinë e madhe të ndeshjeve që na pret, shpresojmë të mos kemi ndonjë dëmtim.

Ndeshja me Luftëtarin? Për vetë pozicionin ku jemi, çdo ekip ka rëndësinë e vet dhe luhet për tri pikë. Tri pikët kanë rëndësi dhe vlejnë njësoj si ndaj Partizanit, ashtu edhe ndaj Luftëtarit. Kështu, do ta vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin e nesërm, pavarësisht se mbyll klasifikimin. Prej dy javësh po stërvitemi në Elbasan. Zgjodhëm kushtet e mira stërvitore dhe të akomodimit këtu. Pra, i dhamë rëndësinë e duhur kësaj faze. Të gjithë kemi qëndruar bashkë në këtë grumbullim, për ta përgatitur sa më mirë rifillimin e kampionatit.

Besoj se kjo strategji i ka shërbyer për mirë ekipit. Përgatitjet? Jam i kënaqur për mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet dhe si janë stërvitur çunat, me një seriozitet maksimal. Mbrëmë na u bashkua edhe Limaj, pra jemi të plotë, pavarasisht se nuk mund të jetë në 100%. Sidoqoftë, të paktën grupi është i plotë”.

Konferenca e Shehit

Trajneri Orges Shehi ka folur në prag të ndeshjes ndaj Luftëtarit, që zhvillohet nesër në "Elbasan Arena" pa praninë e tifozëve. Rikthimi i futbollit? Vijmë pas një periudhë shumë të gjatë prej asaj që ndodhi. Jemi të kënaqur që po rikthehemi në fushë, rikthehemi aty ku është pasioni jonë. Gjithë kësaj periudhe, me aq mundësi sa kishim jemi munduar të kthejmë skuadrën në gjendjen optimale për të rifilluar kampionatin”.Çfarë i trembeni më shumë pas rikthimit? “Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të pushimit dhe dendësinë e madhe të ndeshjeve që na pret, shpresojmë të mos kemi ndonjë dëmtim”.Ndeshja me Luftëtarin? “Pozicioni ku jemi, çdo ekip ka rëndësinë e vet dhe luhet për tre pikë. Tre pikët kanë rëndësi dhe vlejnë njësoj si ndaj Partizanit ashtu edhe ndaj Luftëtarit. Kështu, do ta vlerësojmë maksimalisht”.Prej dy javësh në Elbasan, sa i ka shërbyer kjo fazë ekipit? “Ne u akomoduan në Elbasan duke parë kushtet e mira dhe rëndësinë që i dhamë kësaj faze. Duke ditur që skuadra do të rri bashkë dhe të jemi të gjithë bashkë në grumbullim për të përgatitur sa më mirë fillimin e kampionatit. Besoj që ka shërbyer për mirë dhe i ka bërë mirë ekipit”.I kënaqur me përgatitjet? “Jam i kënaqur për mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet dhe si janë stërvitur çunat me një seriozitet maksimal. Mbrëmë na u bashkua edhe Limaj dhe jemi të plotë pavarasisht se ai nuk mund të jetë në 100%, por të paktën grupi është i plotë”.

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Dienstag, 2. Juni 2020

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit