Shehi: Humbje e pamerituar, ja çfarë na duhet tani

1 Dhjetor 2018
19:29
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka analizuar ndeshjen e humbur 1-0 kundër Teutës në kampionat në një intervistë të dhënë në emisionin e Supersport, "Gol pas goli".

"Në pjesën e parë nuk jemi shprehur si duhet. Më vjen keq për djersën e çunave, sepse shpenzuan shumë dhe për rastet që nuk shfrytëzuan. Kemi ushtruar presion, por më vjen keq që nuk arritëm të finalizonim siç duhet", ka thënë Shehi.

Mungesa e Krasniqit: "Ka pësuar dëmtim dhe mungesën e tij do ta vuajmë për 2/3 javë të tjera".

Loja: "Për shkak të superioritetit numerik, donim të qarkullonim topin shpejt dhe të merrnim krahët, por në momentet e fundit nuk kemi luajtur siç duhet".

Mungesa e tifozëve: "Nuk e kuptoj pse ndodh kjo. Ndoshta në vitet e kaluara skuadra ka qenë më kompetitive. Por kjo është një skuadër e re që ka nevojë për mbështetje, veçanërisht në këto momente".

Niveli i kampionatit: "Ky është një kampionat me shumë rivalitet, mund të humbasësh ndaj kujtdo. Të gjitha ndeshjet janë të forta, por ne nuk e meritonim humbjen sot".

Merkato: "Na duhen disa ndërhyrje, po mundohemi të gjejmë lojtarët e duhur dhe me eksperiencë, veçanërisht në mesfushë dhe sulm".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit