Shehi: KAS? Jemi si ata familjarët që presim rezultatin pas operimit

19 Prill 2019
16:15
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu nuk ka shkëlqyer këtë sezon, madje është shumë larg viteve të kaluara. Dy fazat e para krijuan iluzione për klubin korçar, por në vazhdim u evidentuan dhe problemet që kampionët kanë në skuadër. Trajneri Orges Shehi ka marrë një barrë të rëndë përsipër, madje mund të thuash se po ja del mbanë mjaft mirë, pasi është brenda objektivave të klubit. Gjysmëfinale kupe dhe nuk rrezikon rënien nga Superiorja, përpara kanë një takim shumë interesant me Laçin dhe duhet ta fitojnë.

“Po punojmë për të fituar në Laç dhe kur shkon drejt seancave të fundit ke shumë pak për të bërë. Me këtë motiv kemi punuar gjatë gjithë javës. Janë edhe pak ndeshje. Shpresoj të jemi aty ku e lamë ndeshjen e  fundit me Kastriotin. Me Laçin është një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshjetjetër e këtij kampionati. Gara bëhet më e fortë nga java në javë, pasi të gjitha skuadrat kanë objektiva. Jemi të sigurt që do jetë një transfertë e vështirë”.

Gjendja e grupit nuk është optimale, pasi skuadra korçare ka dëmtime të shumta. Një nga senatorët nuk është mirë, pasi Muzaka do të mungojë. “Kemi Muzakën të dëmtuar, ka një frakturë në hundë që e detyroi të dilte nga loja kundër Kastriotit. Do na mungojë shumë Muzaka. Taipi vazhdon ende periudhën riaftësimit. Sa i takon formacionit, do ta shikoni nesër”.

Skënderbeu e ka mendjen nga Lozana, aty ku u mbajt dhe seanca e radhës e KAS-it. Vëmendja e të gjithëve është atje, prandaj dhe Shehi e pranon se janë të tensionuar. "Jemi të interesuar për vendimin, jemi pak në ankth. U them lojtarëve me shaka, jemi sikur kemi një familjar në sallë operacioni. Tani operacioni është kryer por duhet pritur të dalë nga salla”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit