Shehi: Kishim fatin kundër, nuk kemi lider

20 Prill 2019
18:07
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli pas humbjes kundër Laçit me rezultatin 1-0. Numri një i stolit nuk është shumë i mërzitur për humbjen. 

Humbja  – "Na vjen keq për humbjen, por i thashë djemve. Prodhuan shumë dhe dhanë, nuk më vjen keq për humbjen. Kishim dëshirë dhe grintë. Këta ndeshje humben 1 në 30. Nuk kemi kohë të qajmë. Shpresoj të vazhdojmë, kishim fatin kundër dhe shpresojmë të na rikthehet". 

Penalltia e humbur – "Penalltinë e humbin të gjithë. Bregu nuk është as i pari, as i fundit që humb penallti". 

Rastet e humbura – "Ndeshjet fitohen duke qenë cinikë dhe duke patur fat. Njeriu i ndeshjes ishte portieri kundërshtar, kjo tregon se po luajmë mirë". 

Mungesa e përqëndrimit – "Mërzitemi, pasi ishte rast që ishte gjynah ta pësosh. Bërtita të kemi kujdes. Në të tilla raste ka rëndësi topi i dytë dhe jo i pari. Një episod ndryshon krejtësisht ndeshjen". 

Brishtësia e Skënderbeut – "Të krahasosh këtë Skënderbeu me të kaluarin është pak e çuditshme. Nuk jemi ai Skënderbe. Ishim më cinikë që e zgjidhnin ndeshjen në mënyrë indviduale. Erdhëm të luanim futboll dhe të vazhdonim. Skuadra dha maksimumin. Nuk kemi lider që e zgjidh ndeshjen vetëm".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit