Shehi: Kishim tri mungesa të rëndësishme, nuk ka vend për eufori

3 Mars 2021
15:41
Alfred Lleshi
back button

Dy fitore radhazi, që konsolidojnë mesin e renditjes për momentin, por premtojnë edhe më lart, zonën europiane. Orges Shehi shijon momentin pozitiv të Tiranës, e cila fitoi sot 2-0 ndaj mallakastriotëve. Pas ndeshjes, trajneri durrsak i bardhebluve nënvizoi:

“Kur mungojnë lojtarë, nuk mund të jesh i qartë. Në pjesën e parë, Bylisi na vuri në vështirësi. Më pas e studiuam dhe e shmangëm presionin e kundërshtarit. Më vjen mirë që shënuam, edhe pse nuk po dilnim rrjedhshëm në sulm. E rëndësishme është që të dalësh para portës. Pastaj, nëse sulmuesit shënojnë, janë më të qetë, por edhe ata do të shënojnë. Nëse shkon me shumë lojtarë në zonën kundërshtare, shënojnë edhe mesfushorët apo mbrojtësit. Torassa, Cale, Batha mungonin dhe pa ato nuk është e lehtë. Kemi kërkuar gjithmonë që të kemi ekuilibër dhe të mos rrezikojmë mbrapa.

Në një skuadër kampione pritshmëritë janë të mëdha. E rëndësishme është te jemi 100%, nuk jemi ende të plotë dhe nuk mund të shprehemi plotësisht. Kundërshtarët janë para, ne do të bëjmë maksimumin për t’i arritur. Do të jemi me këmbë në tokë dhe nuk mund të fluturojmë nga euforia. Le të shohim vetëm ndeshjen e ardhshme”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit